Real Madrid triumfon ndaj Betis, goli i Carvajal vendimtar

Real Madrid ka arritur fitoren e dytë pas tre xhirove të para të edicionit të ri të La Ligas.

Marketing

Ekipi spanjoll ka arritur një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj një skuadre të papërshtatshme si Real Betis.

Sfidën e zhbllokoi mbrojtësi i djathtë i Realit, Dani Carvajal i cili shënoi një gol të bukur ‘volley’ në minutën e 61-të, pas një asistimi nga Benzema.

Njëherit ky gol i Carvajal rezultoi të jetë epilogu final i takimit, duke rrëmbyer një fitore të rëndësishme për startin e kampionatit.

Real Madridi tani pozicionet momentalisht si lider i tabelës me shtatë pikë të mbledhura pas tre xhirove të para. /Lajmi.net

Marketing