Salihu: Partizanët e Shkupit ishin më gjithëpërfshirës sesa “Qyteti i Gjelbër Human”

Zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Salihu, në opinionin e tij për “Slloboden Peçat” me titull “Beteja për një Shkup të Gjelbër”, kritikon mos përfshirjen e listës së kandidatëve për Këshillin e Shkupit të ” Qyteti i Gjelbër Human”:

Marketing

“Si një person që është i përfshirë çdo ditë në betejën për një Shkup më të gjelbër, unë vërtet u befasova në mënyrë të pakëndshme kur pashë listën e kandidatëve për Këshillin e Shkupit të “Qyteti i Gjelbër Human”. Nga 45 kandidatë në listë, a nuk mund të gjenin vërtet ndonjë shqiptar (për shembull, nga Saraj), as një turk apo boshnjak (nga Çairi, Gazi Baba apo Buteli), as një rom të vetëm nga Shuto Orizarja? A mund të jetë një listë e këshilltarëve që përfaqësojnë Shkupin, nëse nuk ka mbështetje fare në Çair, Saraj, Shuto Orizare dhe pjesë të tjera multikulturore të Shkupit që përballen me probleme të shumta mjedisore? Përshtypja ime personale është se një listë e tillë nuk është as e “gjelbër” as “humane” dhe se është nënvlerësuese për banorët e Shkupit që kanë kultivuar një kulturë respektimi të dallimeve dhe bashkëjetesës ndër shekuj me radhë.”

Salihu listën e “Qytetit të Gjelbër Human” e krahason me listën e luftëtarëve nga Skuadra e Parë Partizane e Shkupit, duke arritur në përfundimin se partizanët ishin shumë më përfshirës: “… në skuadrën prej mbi 40 luftëtarësh gjejmë emrat e Kemal Sejfullaut (i cili u bë kryetar i Shkupit nga viti 1951 deri në vitin 1954), Mustafa Rashit, Hamdi Demir, Abduraman Husein, Hajri Husein, Ramadan Mahmut, Kemal Musli dhe në detashment luftuan dhe kombësi të tjera që më vonë morën pjesë së bashku në ndërtimin e Shkupit dhe këtë mbar vendin.

Sipas Salihut, ne mund të flasim për një betejë autentike për një Shkup të Gjelbër vetëm nëse përfaqësues nga të gjitha pjesët e ndryshme të Shkupit janë të përfshirë në atë betejë: “Fatkeqësisht, lista e “Qytetit të Gjelbër Human” tregoi se nuk është as e gjelbër, as humane, as që ai përfaqëson të gjithë banorët e Shkupit.

“Të jesh i gjelbër nuk do të thotë vetëm të kujdesesh për bimët dhe kafshët, por është gjithashtu një ide klasore dhe jonacionaliste, përparimtare,” ka shkruar Valon Salihu, në opinionin e tij për shtyp Slloboden Peçat.