Zëdhënësja e Shtabit Zgjedhor të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në
Gostivar, zonj. Arta Bilalli – Zendeli përmes një konference për shtyp ka demantuar
kryetarin aktual të komunës së Gostivarit për rritjen e pagave të punëtorëve të higjienës
komunale.
“Bazuar në qëndrimet publike të Kryetarit aktual të Komunës së Gostivarit, ne, si subjekt
serioz politik e pamë të arsyeshme të reagojmë dhe t’i sqarojmë përgënjeshtrojmë
qëndrimet propaganduese të tij. Kyetari aktual i Komunës publikisht ka shpërndarë
lajmin se ka rritur pagat në Ndërmarrjen Publike Komunale “Komunaleci” për 75% në
periudhën 2017-2021. Nuk do mend se rritja e pagave në cilën do ndërmarrje apo
institucion është për tu përshëndetur, por duam të ua bëjmë me dije se pagat janë rritur
si rezultat i rritjes së pages minimale në nivel shtetëror, nga ana e pushtetit shtetëror,
pjesë e të cilit është Bashkimi Demokratik për Integrim”, deklaroi Bialli – Zendeli, e cila
sqaroi që në nivel shtetëror paga minimale për periudhën për të cilin propagohet nga
kryetari aktual i komunës është rritur nga 9.000 denarë në 15.194 denarë dhe kjo pa
dyshim është reflektuar në ndërmarrjen e përmendur.
“Edhe një here e potencoj se rritja e pagave është veprim i qëlluar por përvetësimi i saj
nga kryetari I komunës nuk është i denjë në këtë rast sepse ai vetëm e ka zbatuar ligjin
në këtë rast. Rroga minimale është kategori ligjore! Ky përvetësim nuk është i vetmi
ndaj do ta shfrytëzoj këtë rast që t’i vë në dukje edhe disa “të arritura” ose “projekte‘,
tjera të cilat kryetari aktual i përvetëson si arritje të tij”, tha Bilalli Zendeli, duke rradhitur
projektet:
1. Projekti SECO- projekti i ujësjellësit, faza II, të cilin e finansojnë Qeveria
zvicerrane dhe Qeveria gjermane, të fituara si grante në vitin 2016, respektivisht
kur me komunën e Gostivarit qeveriste kryetari nga rradhët e BDI;
1. 4 çerdhet e finansuara nga UNICEF dhe Ambasada e Gjermanisë të cilat i gjeti
të gatshme të ndërtuara qysh nga viti 2017;
2. Rrugët në Patalishtë dhë Tërnovë të finansuara nga Banka Botërore në formë të
grantit në vitin 2017;
3. Zgjerimin e rrugës Llakavicë – Sërmnovë. Projekt ky i fituar në vitin 2017 dhe i
finansuar nga Byroja për zhvillim rajonal (tani më Agjencioni për zhvillim rajonal),
kur me komunën qeveriste kryetari nga BDI;
4. Rrjetin lokal të senzorëve për ndjekjen automatike të cilësisë së ajrit, i cili rrjet
është investim i Ministrisë për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor,
respektivisht pushtetit qendror, Ministri kjo e cila edhe udhëhiqet nga kuadër i
BDI.
“Përveç këtyre janë edhe shumë projekte të tjera të cilat janë investime të pushtetit
qendror apo të fituara para vitit 2017, të cilat promovohen si të arritura të qeverisjes
aktuale lokale, gjë e cila lë shumë për të dëshiruar në drejtim të korrektësisë dhe
transparencës. Punët e kryera në shërbim të qytetarëve janë të mirëseardhura dhe të
nevojshme, por përvetësimi i tyre dhe manipulimi me to, vërtetë nuk janë karakteristikë
e politikave publike të shekullit XXI”, përfundoi zëdhënsja e Shtabit Zgjedhor të degës
së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, zonj. Arta Bilalli – Zendeli.