Odiseja e çiftit australian! Të bllokuar për 80 ditë në Panama për shkak të Covid

Një Odise që nuk ka fund. E tillë duket historia e Tamara Shephard dhe Jake Ilic, dy australianëve që u bllokuan në Panama, pasi fluturimet u pezulluan për shkak të kufizimeve anti-Covid.

Marketing

Por, pas më shumë se 80 ditësh në det të hapur arritën të zbarkonin në atdhe. Si? Falë marrjes me qira të një varkë me vela, të drejtuar nga “një kapiten alkoolik dhe jo të besueshëm”, raportohet në gazetën The Australian.

Jake dhe Tamara punonin si guidë turistike. Pasi udhëtuan drejt Panamasë, ata u bllokuan, pasi nuk mundën të siguronin biletë për në Australi.

by TaboolaSponsored LinksYou May Like
This game will improve your strategic thinking. No Install.
DeltaWars
Ata shfrytëzuan zgjidhjen e fundit, që i kishte mbetur, duke marrë varkën, me të cilën, pavarësisht vështirësive, udhëtuan 3.000 milje për në Fixhi. Më pas hipën në një jaht luksoz që i çoi në Bregun e Artë, ku aktualisht ndodhen në karantinë. Ata thonë se e shohin veten si një “simbol të shpresës” për mijëra australianë ende të bllokuar jashtë shtetit.

Odisea jonë, theksuan ata, kushtoi sa një e tretë e një bilete avioni.