Një yll botëror do të mungojë në eventin Met Gala dhe ajo është këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.
Artistja e famshme nuk do të jetë e pranishme në gala eventin për shkak të angazhimeve në një profesion të ri, aktrimin.
Sipas burimeve të TMZ, 26-vjeçarja ishte e ftuar në mesin e shumë personazheve për mbledhjen e fondeve në NYC (në Met Gala).
Mungesa e saj do të jetë për arsye se Dua Lipa ka nisur xhirimet e filmit të saj të parë “Argylle”.
Ylli i hitit “Levitating” do të luajë përkrah emrave më të mëdhenj të Hollywoodit si: Samuel L. Jackson, Henry Cavill, Bryan Cranston, Bryce Dallas Howard, John Cena, Sam Rockwell dhe Catherine O’Hara.
Ndërkohë, Met Gala do të mbahet të hënën, 13 shtator, hera e fundit kur Dua u shfaq në këtë event ishte viti 2019.
Në mesin e yjeve që do të parakalojnë në tapetin e kuq ku do të shfaqen emra tjerë të të janë yjet si: Jennifer Lopez, Rihanna, Beyonce, Harry Styles, Camila Cabello, Addison Rae dhe Lewis Hamilton.