SHBA: 14 të vdekur për shkak të përmbytjeve nga shirat e rrëmbyeshëm

Shirat e rrëmbyeshëm të papritur dhe përmbytjet historike që goditën qytetin e Nju-Jorkut dhe rajonin e tij të mërkurën në mbrëmje kanë vrarë të paktën 14 persona, njoftuan sot zyrtarët.

Marketing

Kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Bill de Blasio njoftoi gjatë një konferencë për shtyp se “nëntë njujorkezë kanë humbur jetën gjatë natës”, ndërsa bashkia e qytetit Elizabeth, në Nju-Xhersin fqinj, njoftoi për katër persona të vdekur në përmbytjet e mëdha të shkaktuara nga mbetjet e Uraganit Ida.

Sipas televizioni NBC, bëhet fjalë për gjithsej 22 viktima, përfshirë 14 në Nju-Xhersi.

De Blasio ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin e Nju-Jorkut.

Edhe në Nju-Xhersi, guvernatori Phil Murphy shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në përgjigje të uraganit Ida.

I ushqyer nga mbetjet e stuhisë tropikale Ida, një rekord prej rreth 80 milimetra shi ra në Central Park, në Manhattan, mbrëmjen e së mërkurës vonë, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Në disa zona, rrugët dhe apartamentet u fundosën nën një metër ujë dhe trafiku i metrosë u ndal plotësisht.

Rreth 5 300 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.