Vazhdojnë dorëheqjet në partinë e Ziadin Selës në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahën me 17 tetor informon Tetovasot.
Në vijë të kësaj sipas informacioneve pas përplasjeve, jep dorëheqje themeluesi i ASH-së në Haraçinë Besim Sulisi.Ai këtë dorëheqje e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në rrjetin social facebook duke dhënë edhe arsyet për këtë akt.
Sulisi poashtu ka thënë se arsyet tjera do ti shpalos gjatë fushatës dhe sipas tij këto do të jenë tmerruese për subjektin që sipas tij i ka dhënë gjithçka që nga formimi në vitin 2015.
Sulisi ka qenë anëtar i kuvendit qëndror të ASH-së, i kryesis së degës së Haraçinës dhe themelues i saj.
Ky është postimi i tij i plotë
Unë Besim Sulisi anëtar i kuvendit qëndror të ASH-së, i kryesis së degës së Haraçinës dhe themelues i saj, jap dorheqje të parevokueshme nga gjitha aktivitetet.
Arsyet do i shpalos gjat fushatës. Dhe do të jenë tmerruese për subjektin te i cili dham çdo gjë që nga formimi nga viti 2015.
-Aktivitetin politik do ta vazhdoj, – por jo për të zhvilluar dhe kultivuar subjektin të cilit si takon dhe se meriton, por për të kundështuar dhe punuar që e keqja mos të zë vend në shoqëri.
Sinqerisht
Besim Sulisi. https://m.facebook.com/photo.php?fbid=4250293131684887&id=100001127251647&set=a.939438709437029&source=57