Një i vdekur dhe shtatë të lënduar, është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur në rrugën drejt Strazhës.
Siç informon MPB, të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gostivarit.
“Sot rreth orës 15:30 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën Gostivar – Kërçovë, ka ndodhur aksident trafiku në mes një xhipi Mercedes, makine BMV dhe një kamiioni. Një person që ka qenë në kamion ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar, të cilët janë dërguar në spitalin e Gostivarit”, thonë nga MPB.
Komunikacioni në këtë rrugë akoma është në ndërprerje, ndërsa Prokuroria e Gostivarit është duke kryer ekspertizë.