Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sonte është promovuar zyrtarisht kandidat për komunën e Tetovës. Ai ka thënë se partia e tyre në këto zgjedhje ka koalicion me popullin.
“Oponentët tanë shpallën kandidaturat e tyre zgjedhore. Më lejoni që sonte të shpall kandidaturën per zgjedhjet lokal. Lëvizja BESA, do të shkoj në koalicion me popullin. Eshte veshtire te dalesh në zgjedhje, kur ne tavoline nuk eshte oferta politike. Idenë tonë per arsim kualitativ, ambient te paster. Jo sikur duan ata si e shkatruan me vite, por sic e duan tetovarët, një Tetovë evropiane.
Ne mandatin e kaluar e dijmë siç na morrën fitoren. Tetova kerkon pune sistematike, e jo vetem dy muaj para zgjedhjeve. Nje pjese e punetoreve te komunes, duke ndejtur ne shtepi. Nuk e meritojne te paguhen punetore per komente ne rrjete sociale.
Tetovaret meritojne, qe ne sallat e Tetoves, te diskutojnë gruper shkencore, dhe organizatat joqeveritare dhe shoqeria civile. Tetova kerkon njerez qe e duan me ka krejt. Ky eshte ekipi dhe programi qe ofroj une. Tetova duhet te jete nene per te gjithe, e jo per dikend nene e dikend njerke. Nuk duhet te shkojne per makinerine e votave”, theksoi Kasami.
Ai shtoi se duhet komuna që të jetë e hapur dhe se ata Tetovës do ia rikthejnë shkëlqimin.
“Ekipi im ka kreativitet dhe e njeh mire punen ne qeverisje, te gjithe jane te rinjte. Kete mandat do i kompenzojme edhe kater vite qe na morren mundesine. Me kete vote do te bejme ndryshimin aq te thelle sa qe mos te ju shkoj mendja te ndryshojne vullnetin. Ju lus te shkojme der me dere, qe te ju tregojme qe e kemi ME KA KREJT. Ju faleminderit, na prift e mbara dhe qofshim me BESË”, theksoi Kasami.