Regjistrimi dhe zgjedhjet, avokati i popullit hap linjë telefonike pa pagesë

Nga kjo e hënë, në zyrën e Avokatit të Popullit filloi të funksionojë linja telefonike pa pagesë 0800 54321, ku qytetarët do të kenë mundësinë të paraqesin çfarëdo lloj shkelje të të drejtave të tyre gjatë periudhës së regjistrimit të popullatës, shtëpive dhe banesavë, si dhe gjatë Zgjedhjeve Lokale të vitit 2021. Pas paraqitjes së qytetarëve do të intervenohet mënjëherë, gjegjësisht nuk do të ndiqet procedura e zakonshme e ankesave, por ankesat do të parashtrohen gjatë paraqitjes telefonike, theksojnë nga zyra e Avokatit të Popullit.

Marketing

Nga atje potencojnë se Avokati I Popullit, do t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve me kërkesë për intervenim të shpejtë dhe efikas të organeve kompetente gjatë procesit të regjistrimit dhe zgjedhjeve si dhe nga institucionet tjera të cilat kanë për detyrë t’ju sigurojnë qytetrëve të drejta të garantuara. Duke marrë parasysh rëndësinë e Zgjedhjeve Lokale, Avokati i Popullit inkurajon qytetarët që nëse në cilën do formë vlerësojnë se i shtypen të drejtat e tyre, të paraqiten ne linjën telefonike pa pagesë. Linja telefonike do të jetë e hapur gjatë gjithë kohëzgjatjes së procesit të regjistrimit dhe deri në përfundimin e rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale.