Për çfarë do të përdoren kartat e vaksinimit ndaj Covid – Pse është e rëndësishme t’i Ruani?

Kartat e vaksinimit ndaj Covid-19 janë një dokument i rëndësishëm, që vërteton se jeni një person i vaksinuar.

Marketing

Edhe pse ende nuk dihet saktësisht se si do të përdoren, ekspertët këshillojnë ta ruani atë si të jetë një certifikatë lindjeje.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh më tepër rreth funksiont që këto karta do të kenë dhe pse është e rëndësishme ruajtja e tyre.

Çfarë janë kartat e vaksinimit?
Kartat janë dëshmi se jeni imunizuar kundër SARS-CoV-2, virusit që shkakton Covid-19.

Informacioni i listuar është i shkurtër dhe i rëndësishëm. Në të shkruhet: emri juaj, data e lindjes, cilën vaksinë Covid-19 keni marrë, ku e keni marrë, dhe datat në të cilat keni kryer vaksinat.

Për çfarë do të përdoren kartat e vaksinave?
Akoma nuk është e qartë se si do të përshtaten kartat në jetën e njerëzve.

Ato mund të kërkohen nga punëdhënësit ose mund të jenë të nevojshme nëse doni të shkoni në shkollë, të merrni pjesë në evente të mëdha ose në aktivitete të caktuara në grup.

Shumë njerëz shpresojnë se kartat do t’i lejojnë ata të udhëtojnë me më pak kufizime.

Por kjo ide është ende e diskutueshme në një numër shtetesh, por në disa vende, të tilla si Izraeli, sisteme pasaportash vaksine janë vendosur tashmë.

Ruajeni kartën e vaksinimit në një vend të sigurt.
Ndoshta nuk do të jetë e nevojshme ta mbani kartën me vete sepse ka të ngjarë se nuk do të kesh nevojë për të çdo ditë.

Duke qenë se është shumë e lehtë ta humbasësh ose ta dëmtosh, këshillohet që ta ruani në një vend të sigurt pa lagështi, që boja të mos degradojë, thonë ekspertët.

Ju gjithashtu mund të përdorni një mbrojtës plastik të papërshkueshëm nga uji.

Bëni kopje të kartës tuaj.
Gjëja e parë që mund të bëni është ta fotografoni kartën tuaj me celular.

Fotografia e kartës, ose një fotokopje e saj mund të jetë e mjaftueshme për t’u përdorur si një dëshmi vaksinimi. Megjithatë kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për të udhëtuar.

Mos e palosni kartën!
Karta e vaksinimit ka disa rreshta shtesë në fund, që janë për regjistrimin e informacioneve të ardhshme.

Të tilla mund të jenë regjistrimi i vaksinave të tjera, që mund të merren për tu mbrojtur nga variantet që shfaqen vazhdimisht.

Nëse e palosni kartën tuaj, askush nuk do të jetë në gjendje të shtojë informacione të reja.

Mos e postoni kartën në rrjete sociale!
Karta juaj përmban informacione të ndjeshme, përfshirë data e lindjes etj.

Përveç mundësisë për vjedhje të identitetit, fotografitë e kartave të vaksinave ndihmojnë mashtruesit të krijojnë karta false vaksine, të cilat tashmë janë në shitje.