Nis peticioni për zgjidhen e problemit me qentë e pastrehë

Në sheshin e qytetit të Gostivarit është vendosur shtandi për mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin e inicuar nga nisma Gostivari që dua, për zgjidhjen e problemit me qentë e pastrehë.
Ky fenomen i cili është kthyer në makth për gostivarasit duhet të gjej sa më parë zgjidhjen e nevojshme, prandaj Gostivari që dua fton të gjithë qytetarët që ti bashkangjiten kësaj nisme.
Theksojmë se ditëve në vijim shtandi nuk do të jetë i vendosur vetëm në qendër të qytetit, por i njejti do të zhvendoset nëpër hapësira të ndryshme të Gostivarit.
Kujtojmë që 73 qytetarë të Gostivarit janë sulmuar dhe kanë pësuar lëndime nga qentë endacak që nga viti 2018 – dhe këto janë vetëm disa nga incidentet të cilat janë raportuar në polici. Ne të gjithë ende e mbajmë mend 6 Nëntorin e vitit 2018, kur një vajzë 17 vjeçare u mbyt nga qentë! Dhe akoma nuk është bërë asgjë për t’i mbrojtur qytetarët e Gostivarit!
Ne, qytetarët e Gostivarit, i bëjmë thirrje kryetarit të ardhshëm të Gostivarit dhe të gjithë anëtarëve të këshillit komunal të qytetit që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë fund këtij mankthi dhe për ta bërë Gostivarin përsëri të sigurt!
Ne kërkojmë që menjëherë të zbatohet ky plan veprimi prej 5 pikash i cili ka për qëllim sigurinë e fëmijëve tanë:

Marketing

1). Një ekip për kapjen e qenve dhe për ndërhyrjen në raste emergjente
2). Të ndërtohet një strehimore e qenve jashtë qytetit
3). Sterilizimi i të gjithë qenve endacakë në Gostivar
4). Eutanizimin e menjëhershëm të qenve endacakë agresivë
5). Menaxhimi profesional i deponisë Rusino dhe menaxhimi i mbeturinave në qytet për të zvogëluar furnizimin me ushqim për qentë endacakë

Nënshkruaje peticionin për ta mbështetur peticionin tonë dhe për ta pastruar Gostivarin nga qentë e pastrehë!
Shtandi do te qendroj ne qender cdo dite nga ora 12:00 deri me 14:00.
Peticioni online: https://www.change.org/p/%D0%B0%D1%80%D0%B1%D0%B5%D0%BD-%D1%82%D0%B0%D1%80%D0%B0%D0%B2%D0%B0%D1%80%D0%B8-pastroni-gostivarin-nga-qent%C3%AB-endacak