Autoritetet policore në vendkalimin kufitar kanë kapur qytetarë me teste Covid fals të cilët sipas tyre ishin dhënë nga një ordinancë në qytetin e Tetovës, informon opinionshqip.live
Ndonëse nuk jepen shumë informacione lidhur me rastin, qytetarë të cilët dalin jashtë vendit tek ordinanca e cila është e njohur nga autoritetet policore kanë marrë teste falso si kusht për kalimin e kufirit.
Deri në zbulimin e plotë të rastit pritet që të hetohet edhe më tej rrjedha e testeve falso në qytetin e Tetovës që më pas organet hetimore të ndërmarin masa.