Erdogan thirrje qytetarëve: Mos i merrni në konsideratë dezinformimet në lidhje me vaksinimin

Turkish President Recep Tayyip Erdogan delivers a speech during 28th Mukhtars (local administrators) meeting at the Presidential Complex in Ankara on October 19, 2016. / AFP / ADEM ALTAN (Photo credit should read ADEM ALTAN/AFP/Getty Images)

“Qytetarët tanë nuk duhet ta marrin parasysh ndotjen informative në lidhje me vaksinat, veçanërisht atë që po përhapet në rrjetet sociale”, tha Erdogan.

Marketing

Presidenti turk këto komente i bëri në një fjalim në një shkollë në Stamboll me rastin nisjes së vitit të ri shkollor, ku tha se të gjithë duhet të veprojnë duke u nisur nga ideja që vendi nuk e ka më luksin që t’i privojë fëmijët nga shkolla.

Erdoğan tha se vendi i tij është i vendosur ta fillojë mësimin ballë për ballë, duke shtuar se është kusht që vaksinimi të vlerësohet si arma më mbrojtëse në dispozicion kundër pandemisë. “…Ne radhitemi ndër vendet e parë për sa u përket mundësive që ofrojmë për vaksinim”, -deklaroi Erdoğan. Ai po ashtu njoftoi numri i dozave të administruara deri më tani vullnetarisht në Turqi po shkon drejt shifrës 100 milionë.