Do të krijohet sistem elektronik, qytetarët do të mund të ankohen për administratën publike

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është miratuar informacioni për nevojën e nënshkrimit të Marrëveshjes për vendosjen e një sistemi elektronik për parashtrim të ankesave elektronike dhe paraqitje që lihen me shërbimet e administratës publike.

Marketing

“Sistem elektronik për parashtrim të paraqitjeve, shkresave dhe propozimeve do të mundësojë që qytetarët dhe personat juridik në çdo kohë të denoncojnë dyshime për korrupsion në organet shtetërore, si dhe të denoncojnë problem me procedura për marrjen e shërbimit të caktuar”, sqarojnë nga Qeveria, transmeton TV21.

Sistemi është paraparë që të zbatohet si modul i veçantë në kuadër të Portalit kombëtar për shërbime elektronike nëpërmjet të cilit qytetarët dhe personat juridik do të mund të dërgojnë parashtesa për çfarëdolloj shërbimi, institucioni.