Tragjedia në Tetovë, Pendarovski: Deri në këto momente nuk ka indikatorë se është bërë qëllimisht

Nga e gjithë ajo që ndëgjova, për disa minuta është djegur i tërë objekti. Kështu tha presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, i cili tha se nuk dyshon se kohë të shkurtë do të mësohet arsyeja e vërtetë që ka shkaktuar tragjedinë.

Marketing

Ai tha se “në këtë moment nuk ka asnjë indikator se kjo është bërë qëllimisht me qëllim që të arrihet ndonjë qëllim tjetër”

Pendarovski tha se do të kërkojë përgjegjësi.

“Unë insistoj që çdoherë të ketë përgjegjësi, por në këtë moment nuk mund të them se nuk e di se a ka bazë për përgjegjësi të tillë”, u shpreh Pendarovski, raporton SHENJA

“ Sot më së voni ose nesër do të përfundoj obduksioni i trupave, dhe më pas niset procedura për identifikimin e tyre. Për këtë shkak janë ftuar familjarë që të japin gjak dhe të japin material tjetër për identifikim, ngase identifikimi shkon vështirë dhe do të shkojë vështirë”, tha më tej Pendarovski.