Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 160 gjoba, prej të cilave 71 për tejkalim të shpejtësisë, 21 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar edhe 8 gjoba për përdorim të telefonit, 5 gjoba për vozitësit e motoçikletave dhe 4 për tejkalim të parregullt.