Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,84 % në raport me vendimin e datës 6.09.2021.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 denar/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) nuk ndryshojnë, respektivisht mbeten në të njëjtin nivel, siç janë përcaktuar me vendimin e datës 06.09.2021.
Nga data 14.9.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 73,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS -98 75,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 63,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 63,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 38,395 (denarë/kilogram)