Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prof.Fadil Zendeli, mori pjesë në Konferencën a Forumit parlamentar për inteligjencë dhe siguri që u mbajt me 6 shtator të këtij viti në Budapest.
Forumi u organizua nga Parlamenti i Hungarisë dhe kongresmenit nga SHBA-ja, Robert Pitinger.
Në këtë Konferencë morën pjesë 250 pjesmarrës nga 50 vende të botës si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.
Konferencën e hapi Laslo Kover, kryetari i Parlamentit të Hungarisë, ndërsa paraqitje rasti patën edhe Robert Pitinxher, kryesues i Forumit parlamentar për inteligjencë dhe siguri dhe Mark Dillard, ushtrues detyre në Ambasadën e SHBA-ve në Budapest.
Puna e Konferencës qe e ndarë në tetë panele: Rreziku nga kriptovalutat dhe sfidat për rregullimin e tyre; Praktikat më të mira për përmirësimin e bashkëpunimit ndërparlamentar; Vlerësimi i rrezikut nga përdorimi i armëve biologjike; Tregtia me njerëz dhe finansimi i jashtëligjshëm; Keqpërodrimi i ekspanzionit global ekonomik; përdorimi i dyfishtë i inteligjencës artificiale dhe softuer për integritet finansiar dhe tregtia e jashtëligjshme dhe pastime i parave.
Në diskutimin e tij në suazat e panelit për bashkëpinimin parlamentar, nënkryetari Zendeli u përqëndrua në nevojën për zhvillim serioz të bashkëpunimit regjional mes organeve ligjlëvënëse në rajonin e Evropës juglindore, duke potencuar se Republika e Maqedonisë së Veriut është e përfshirë në të gjitha instituciinet relevante ndrkombëtare dhe në inicijativat rajonale.
Bashkëpinimi i ndërsjellë, vazhdoi nënkryteari, duhet të shikohet si kontribut ndaj paqes dhe sigurisë së qëndrueshme dhe prioriteteve të agjendës rajonale. Ai, poashtu, e theksoi kontributin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që ka dhënë në misionet ISAF, Liri për Irakun, Mbështetje vendimtare si dhe në misionet ALTEA, UNIFIL dhe KFOR – mission i pare si antare e NATOS.
Në fund të Forumit u adoptua Deklarata e Forumit te Budapestes, që reflektonte prezantimet dhe panel diskutimet nga ana e parlamentarëve dhe ekspertëve nga tërë bota, me sfidat, me të cilat ballafaqohen ne ceshtjet e sigurise.