Sedloski: Jam i lumtur që po rikthehemi në Çair

Pas një pauze njëvjeçare, FC Shkupi, rikthehet në stadiumin e Çairit, ku përballë nesh, do ta kemi skuadrën e Borecit, në kuadër të xhiros së shtatë.
Pikërisht, kundër Borecit, ishte ndeshja jonë e fundit në Çair dhe atë ndeshje e fituam me rezultat, 3-0.

Marketing

Atmosfera rrugëve të Çairit është mjaft e mirë dhe tifozët tanë, janë në eufori të madhe për ndeshjen e së nesërmes. Kundër Borecit, do të jetë një festë e madhe për Shvercerat dhe të gjithë qytetarët dhe simpatizuesit e skuadrës tonë.
Nga ana tjetër, skuadra jonë, ka vazhduar me përgatitjet gjatë këtyre ditëve në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari.
Pas barazimit me Shkëndijën në Tetovë, ata janë mjaft të lumtur që po rikthehen në Çair pranë tifozërisë tonë, duke besuar që do ti kthehen fitores dhe tre pikëve.
I lumtur për rikthimin në stadiumin tonë shprehet edhe kryetrajneri jonë, Goce Sedloski, I cili për faqen tone zyrtare thotë se do të jetë një atmosferë mjaft e mirë në ndeshjen kundër Borecit.

“Jemi duke u përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Borecin. Ata kanë një skuadër të mirë dhe lojtarë të shpejtë. Të dielën pas një kohe të gjatë, po rikthehemi në stadiumin tonë në Çair dhe jam shumë I lumtur që do të luajmë pranë tifozëve tanë, ku ju bëj thirrje për një atmosferë sa më të mirë dhe së bashku, të luftojmë për tre pikët e radhës”, ka thënë, Sedloski.

Rikujtojmë, që ndeshja do të fillojë në ora 15:00 dhe për të qenë prezent brenda stadiumit, duhet që të jeni të vaksinuar dhe të keni certifikatë, të paktën të dozës së parë të pranuar.

Marketing