Shaqiri: Vlerat dhe meritokracia do të jenë determinante në përzgjedhjen dhe avancimin e të punësuarve në administratën shtetërore

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Dr.Jeton Shaqiri i shoqëruar nga zëvendëskryeministri përgjegjës për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, Lupço Nikollovski, sot (e hënë) në hapësirat e KomisionitShtetëror për Parandalimin e korrupsionit, realizuan një takim të përbashkët me kryetaren e këtij komisioni, Biljana Ivanovska.

Marketing

Qëllimi i takimit ishte që para komisionit të prezantohen ndryshimet dhe ligjet e reja për strukturat e larta udhëheqëse, për të punësuarit në sektorin publik dhe ligji për nëpunësit administrativ, në funksion të përmbushjes së rekomandimeve të projektit “Vlerësimi i cenueshmërisë ndaj korrupsionit në politikat dhe në procedurat e punësimit, me një fokus të veçantë ndaj nepotizmit, kronizmit dhe klientelizmit”.

Ministri Shaqiri, në takim konfirmoi se të gjitha rekomandimet janë të implementuara në ndryshimet e ligjeve tashmë të vendosura në ENER për nëpunësit administrativ, për të punësuarit në sektorin publik dhe ligji për strukturat e larta udhëheqëse, me anën e të cilave ndryshon procedura e punësimeve, e avancimeve dhe e mobilitetit në sektorin publik.

“Këto ligje ndikojnë drejtpërdrejt në depolitizimin e plotë të administratës shtetërore dhe vendosin themelet e vlerave dhe të meritokracisë për të arritur deri tek vendi i punës apo avancimi. Jemi të vendosur t’i çojmë deri në fund këto reforma”, theksoi mes tjerash në takim ministri Shaqiri.

Marketing