A do të votojnë qytetarët koalicionin Taravari -VMRO? Ja si përgjigjen (VIDEO)

Qytetarët e Gostivarit pas videos së paraqitur dje përpara Komunës së Gostivarit ku u lëshuan të gjitha premtimet e kryetarit Arben Taravari të cilat nuk gjetën ralizimi sot e kësaj dite, ata kanë ndryshuar mendim për të parin e Komunës. Gostivarasit po përballen me qent endacak të cilët në këtë qytet kanë marrë edhe jetë, përveç kësaj lojrat e fatit kanë ngulfat çdo pjesë qendrore të qytetit madje në qendër të Gostivarit ka më shumë Kazino se sa objekte të tjera biznesi, mbeturinat, komunikacioni i stërngarkuar për shkak të rrugëve të ngushta e shumë e shumë probleme të tjera të cilat nuk gjetën zgjidhje edhe pse premtimet e Arben Taravarit ishin shumë të mëdha por qytetarët u zhgënjyen.

Marketing

Pas këtij zhgënjimi qytetarët e Gostivarit nuk do ta votojnë më Arben Taravarin madje kështu shprehen përpara objektivit të portalit Tetova Sot, sipas tyre ai nuk ka punuar aspak ndërsa shprehen skeptik se nuk do të gabojnë edhe kësaj radhe vota e tyre nuk do të shkoj për koalicionin Taravari-VMRO DPMNE.

Duke komentuar koalicionin mes Aleancës për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE-së ata kujtojnë 27 Prillin dhe thonë se më e keqja e mundur është të koalicionosh me një parti simpatizantët dhe funksionarët e të cilës të kanë rrahur, njofton TETOVA SOT