Holanda dhe Suedia me masa të lehtësuara për hyrjen e qytetarëve të vaksinuar të Maqedonisë së Veriut

Me vendimin e fundit të Mbretërisë së Holandës, hiqet karantina e detyrueshme 10 ditore për këta qytetarë të cilët janë plotësisht të vaksinuar, pavarësisht nëse vijnë nga grupi i vendeve me rrezik të lartë, ku përfshihet edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Siç kumtoi MPJ-ja, njëherazi edhe Mbretëria e Suedisë hoqi ndalimin e përkohshëm për hyrje në vend. Me vendimin e fundit të miratuar nga Qeveria e Mbretërisë së Suedisë, njerëzit të cilët udhëtojnë në Suedi dhe të cilët mund të paraqesin certifikatë vaksinimi të lëshuar nga Maqedoninë e Veriut, San Marino, Zvicra, Turqia, Ukraina ose Vatikani përjashtohen nga ndalimi i hyrjes dhe kushtet e testimit.

Përndryshe, sipas vendimit të Komisionit Evropian, certifikatat e vaksinimit të dhëna në këto vende janë ekuivalente me certifikatën digjitale KOVID të BE -së (që do të thotë se certifikatat e tilla mund të kontrollohen dhe verifikohen në të njëjtën mënyrë duke përdorur të njëjtat sisteme teknike si certifikatën e BE-së).

Në përputhje me normën e lartë të vaksinimit, masa të ngjashme lehtësuese të cilat do të zbatohen së shpejti, ka paralajmëruar edhe Belgjika, edhe atë duke filluar nga 1 tetori. Përveç zgjerimit të përdorimit të certifikatës KOVID, nga Belgjika njoftuan edhe heqjen ose ndërprerjen e plotë të detyrimit për mbajtjen e maskave ​​mbrojtëse.

Marketing