Dalin pamjet e burrit të dehur që me orë të tëra bashkë me policinë po e kërkonte veten

Janë publikuar pamjet ku shihet Beyhan Mutlu, 59 vjeç, i cili konsiderohej se ishte zhdukur në Turqi, duke e kërkuar veten.

Marketing

Ai kërkoi veten me policinë për orë të tëra para se të kuptonin se kë në fakt po e kërkonin.

Sipas raportit të mediave atje, Beyhan ishte duke shijuar një pije me miqtë e tij në momentin kur ai u fut në pyllin aty pranë dhe nuk u kthye. Të shqetësuar për të, miqtë e tij lajmëruan autoritetet që më pas organizuan një kërkim.

Autoritetet e kërkuan atë në lagjet aty pranë dhe një grup vullnetarësh iu bashkuan misionit.

Ata e thërrisnin për orë të tëra, kur papritmas burri që ata po kërkonin u përgjigj.

“Kë po kërkojmë? Unë jam këtu”, tha djali që dyshohet se ishte i dehur.

Nuk është e qartë se si Beyhan e gjeti veten në këtë kërkim ose si miqtë e tij nuk e kuptuan që ai ishte para tyre gjatë gjithë kohës.

Policia e shoqëroi në shtëpinë e tij.