Kandidati i Aleancës për qytetin e Gostivarit, Arben Taravari vazhdon me ofendimet e tija për shqiptarët. Ai kësaj radhe ka ofenduar administratorët shqiptarë për të cilët thotë se ata janë aq të dobët sa që nuk bëjnë asnjë punë përpos se ju blejnë byrek administratorëve maqedonas, shkruan opinionshqip.live
“A e dini çfarë keni bë me ato që i keni punësuar në institucione, fatkeqësisht, i mbajnë byrek maqedonasve” ka thënë Taravari.
Taravari sëfundmi gjatë hapjes së selisë të forumit rinor të ASH-së në Gostivar votuesit shqiptar i quajti banditë, duke ofenduar kështu të gjithë shqiptarët.