Von der Lajen me mesazh të qartë: “Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian”

Kryetarja e Komisionit Evropian nga Samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Bërdo të Sllovenisë ka dërugar mesazh të qartë. Von der Lajen tha se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian.

Marketing

“Duam të dërgojmë mesazh shumë të qartë, e ky mesazh është se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian, i duam në Bashkimin Evropian, jemi një familje evropiane! Ndajmë të njëjtën histori, ndjamë të njëjtat vlera dhe jam thellë e bindur se ndajmë edhe destinacionin! 6 vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë rrugë të gjatë, kanë bërë përpjekje të mëdha dhe reforma, e di se ka ende punë që duhet bërë, për shembull sundimi i ligjit, gjyqësor, liria e mediave, por mendoj se duhet të njohim përpjekjet dhe progresin e bërë”, deklaroi Ursula Von der Lajen – kryetare e Komisionit Evropian.

Marketing