Grubi: Opozita le t’i rij “gatitu” himnit të VMRO-së, se ata “SUN RIN ME NEVE”

Nuk ka gajle, e bëjmë punën edhe për ata, nuk ka gajle le të bëjnë prap koalicione me ata që nuk e njohin Ligjin për Përdorimin e Gjuhës Shqipe, le të bëjnë prap koalicione edhe me ata që nuk e njohin flamurin kombëtar, le të bëjnë prap koalicione me ata që nuk e njohin Marrëveshjen e Ohrit, le t’i qëndrojnë gatitu sa të dojnë himnit të VMRO-DPMNE-së se ata vërtetë “SUN RIN ME NEVE” të dashur vëllezër e motra sepse “PËRVEÇ SE KANË FOBI PREJ NALTËSISË, ATA VËRTETË SUN RIJNË ME NEVE.” Kështu ka thënë sonte gjatë tubimit të Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Bogovinës, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, informon GAZETA.MK

Marketing

“Është kollaj të emërojmë një kryetar komune kur ne do të duhet t’ia bëjmë punët atij. Kush do të jetë kryetar komune? Ne jemi garantues pasi jemi rezultat i Marrëveshjes së Ohrit, rezultat i gjakut të dëshmorëve, rezultat i luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe nuk mund ta lëmë komunën e Bogovinës, e as atë të Gostivarit, e as të Vrapçishtit, as Studeniçanin e as Haraçininën në fatin e aventurierëve të cilët e marrin detyrën dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë me të, po kërkojnë ndihmën nga Qeveria dhe kërkojnë ndihmë nga BDI”, ka deklaruar Grubi.

Marketing