Ganiu: Çairi atraktiv për investitorët, Ramstori hap marketin e tretë

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu njpfton se marketi ‘Ramstor’ sot në këtë komunë ka hapur marketin e tretë. Hapja e çdo biznesi të ri do të thotë investim i ri, punësime të reja dhe qarkullim më i madh kapitali.
Komuna e Çairit po kultivon klimë të mirë për investime. Duke krijuar klimë për investime, po hapë mundësi edhe për punësime.
Punësimi i etnive të ndryshme në formë të ekuilibruar, duke i dhënë mundësi të barabartë të gjithëve, është një praktikë shumë e mirë e kompanisë Ramstor dhe model për të gjitha kompanitë e tjera.
Roli i investimeve turke është jetik për shtetin tonë dhe urojmë që këto investime të avancohen jo vetëm në fushën e investimeve konsumuese por duke parë kapacitetin prodhues të Republikës së Turqisë, këto investime të bëhen edhe në fushën e investimeve prodhuese.

Marketing

Marketing