Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu edhe sot ka vazhduar aktivitetin e tij zgjedhorë ‘Derë me derë në Çair’ për të promovuar nga afër projektet e parapara në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
Postimi i plotë:
Derë me derë në Çair vazhdon. Çdo derë ku trokitëm ishte e hapur ashtu siç zyra ime në komunë ka qenë hapur këto 4 vite dhe do të jetë hapur edhe 4 vitet e ardhshme.
Ju faleminderit Çairas!