Në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP” ka ndodhur një e papritur.
Përgjatë 100 ditëve të izolimit, personazhe publike nga fusha të ndryshme do të bashkëjetojnë në shtëpinë më të përgjuar të botës derisa shikohen nga publiku, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja e njohur shqiptare e njohur me emrin skenik Fifi, po merr vëmendje të madhe në “Big Brother VIP”.
Ajo së fundi u emocionua teksa po këndonin këngë patriotike për Kosovën dhe në një çast u prek tej mase.
Fifi filloi të qante me lot teksa banorët e tjerë e ngushëlluan atë me përqafime.