Trupat e dy personave të vdekur gjenden në atarin e fshatit Miravc

Trupat e dy personave të vdekur janë gjetur në atarin e fshatit Miravc në vendin e quajtur “Javoricë” të Gjevjgelisë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Marketing

Nga MPB thonë se me siguri bëhet fjalë për emigrantë, ndërsa me autorizimin e Prokurorit publik, nëpunësit policorë të DPB Gjevgjeli kanë kryer ekspertizë dhe më pas tek njëri person është gjetur kartë identiteti të dhënë nga Republika e Greqisë dhe është prëcaktuar se bëhet fjalë për një minoren nga Afganistani, ndërsa, tek personi tjetër nuk janë gjetur dokumente identifikimi.

Rasti është denoncuar dje rreth orës 9:30 nga DPB Gjevgjeli, ndërsa me urdhrin e Prokurorit Publik trupat janë dhënë për obduksion