Besimi: Në vitin 2022 në Buxhet, investimet kapitale janë më të larta se deficiti dhe historikisht janë në nivelin më të lartë

Vazhdimi i kujdesit për mbrojtjen e shëndetit të popullatës, më shumë investime kapitale, pagesa e rregullt dhe me kohë e pagave, pensioneve dhe kompensimeve sociale dhe njëkohësisht, konsolidimi fiskal janë qëllimet kryesore të Propozim buxhetit për vitin 2022, që Qeveria e miratoi në mbledhjen e saj të datës 30 tetor, ndërsa sot në konferencën për shtyp e prezantoi ministri i Financave, Fatmir Besimi. Realizimi i Buxhetit për vitin 2022, do të mundësojë përkrahjen e rritjes ekonomike, që projektohet të jetë në nivel prej 4.6%.

Marketing

Të hyrat e përgjithshme të Propozim Buxhetit për vitin 2022, planifikohen të jenë në vlerë prej 238.9 miliardë denarëve dhe janë për 7.4% më të larta se ky vit. Shpenzimet e përgjithshme planifikohen të jenë në nivel prej 272.4 miliardë denarëve, që janë për 1.4% më të larta se në vitin 2021. Deficiti, planifikohet të jetë në nivel prej 33.5 miliardë denarëve ose 4.3% të PBB-së dhe është më i ulët për 2.2 pikë përqindjeje, krahasuar me deficitin në vitin 2021.

Gjegjësisht, investimet kapitale janë më të larta se deficiti buxhetor dhe janë 37.8 miliardë denarë, që është rreth 27% më shumë në krahasim me vitin 2021. Me këtë, siç theksoi ministri, arrihet rregulli i artë në financat publike.

– Karakteristika kryesore e propozim buxhetit për vitin 2022, është se deficiti do të shfrytëzohet vetëm për përkrahje të pjesës më të konsiderueshme të investimeve kapitale. Në vitin 2022, sipas të gjitha karakteristikave do të kemi “buxhet zhvillimor”. Komponenti zhvillimor i Buxhetit, vërehet përmes rritjes së mjeteve për shpenzime kapitale, rreth 27% në krahasim me vitin 2021 ose 8 miliardë denarë më shumë parashihen në vitin 2022 për projekte kapitale. Shpenzimet kapitale, në vitin e ardhshëm historikisht, do të jenë në nivel më të lartë për 14% nga shpenzimet e përgjithshme, theksoi ministri.

Karakteristika e këtij Buxheti është se mjetet e qytetarëve do të shfrytëzohen aty ku japin efektet më të mëdha në arritjen e qëllimeve për cilësi më të lartë të jetës.

Mjetet do të dedikohen për intensifikimin e realizimit të projekteve infrastrukturore, përkatësisht për investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, instrakturën energjetike dhe komunale, si dhe për investime kapitale për përmirësimin e kushteve të sistemit të shëndetësisë, arsimit dhe sistemit social, të bujqësisë, kulturës, sportit, mbrojtes së mjedisit jetësor dhe gjyqësorit.

Marketing