![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop1.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop2.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop3.jpg)
Faruk Avdiu nga Lëvizja “Besa” thotë se nuk do të hynin kurrë në një koalicion për shumicë parlamentare me VMRO-në dhe të Majtën.
“Është një aventurë, një rrezik shumë i madh, një enigmë shumë e madhe në rast se ne do ta ndërrojmë formatin, do ta heqim LSDM-në prej pushtetin dhe do ta sjellim një VMRO të pareformuar, sidomos duke ia bashkangjitur edhe rrezikun që frena e dorës të jetë “E majta””,- u shpreh Faruk Avdiu nga Lëvizja “Besa”.
Përfaqësuesi i Lëvizjes “Besa”, këmbëngul se qeveria aktuale e ka legjitimitetin për të udhëhequr me vendin dhe çdo variant tjetër është i dëmshëm.(Tvm2)