Babë e bir nën hetim për punëtori të armëve

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër dy personave, babë dhe bir, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve apo lëndëve plasëse nën. Neni 396 i Kodit Penal.

Marketing

Gjatë kontrollit në shtëpinë e dy të dyshuarve, në rrugën “Metodija Mitrevski” në Shkup, në një punëtori të improvizuar është gjetur një sasi e madhe armësh, municione të ndryshme dhe pjesë për armë.

Është kontrolluar edhe villa e familjes në fshatin Rastak, ku është gjetur një sasi shtesë armësh dhe municioni.
Për të dyshuarit e moshës 73 dhe 46 vjeçare, prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, propozim për caktimin e masës së caktimit të masës penale, pasi ekziston rreziku që të ikin ose ta përsërisin veprën penale.