Mbrëmë në Shkup ka arritur edhe një grup i qytetarëve afganë (Video)

Mbrëmë në aeroportin e Shkupit kanë arritur edhe 131 afganë. Bëhet fjalë për të punësuar në Kombet e Bashkuara, për të cilët republika e Maqedonisë së Veriut ka siguruar qëndrim të përkohshëm deri në largimin e tyre në një vend të tretë. Republika e Maqedonisë së Veriut me këtë vazhdon të ndihmojë në aksionin humanitar ndërkombëtar për ndihmë ndaj civilëve të cilët janë në rrezik nga pushteti i ri taliban.

Marketing

Pas aterrimit është zbatuar procedura standarde, kontrolli i sigurisë dhe mbrojtjes dhe PCR testi. Përkohësisht do të vendosen në Shkup, ndërkohë që harxhimet mbulohen plotësisht nga Kombet e Bashkuara.

Në vendin tonë për momentin qëndrojnë 531 afgan, të cilëve institucionet u ofrojnë mbështetjen e nevojshme.

Nga republika e Maqedonisë së veriut deri tani janë larguar 84 afganë, të cilëve qëndrim të përhershëm u siguruan, Franca, Greqia, Irlanda, Portugalia dhe Brazili.