Për disa ditë numri i shumicës dhe deputetëve që do jenë pjesë e Qeverisë do jetë më i qartë, thotë në emisionin “Rruga Drejtë” në ALsat, përfaqësuesja e LSDM-së, Snezhana Kalevska Vançeva.
“Të presim një kohë, edhe disa ditë dhe gjërat do bëhen të qarta. Nëse shumica që kishte Qeveria të cilën e siguroi gjatë formimit të saj do të zgjerohet dhe për sa do zgjerohet”, tha Vançeva.