Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka uruar ditën e madhe të shqiptarëve, 22 nëntorin – ditën e alfabetit.
Siç ka shkruar Ganiu, Alfabeti dhe gjuha shqipe janë veçori shumë e vlefshme që na bën të veçantë si komb, por njëkohësisht i bashkon shqiptarët, pavarësisht se në cilën pjesë të hapësirës etnike jetojnë.
Postimi i plotë:
URIME DITA E ALFABETIT, 113 VITE PLOT DRITË DHE DITURI
Bashkëqytetarë të mi urime 113 vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Alfabeti i gjuhës shqipe është kodi i identitetit etnokulturor dhe si i tillë ka vlerë të shtrenjtë për shqiptarët.
Alfabeti dhe gjuha shqipe janë veçori shumë e vlefshme që na bën të veçantë si komb, por njëkohësisht i bashkon shqiptarët, pavarësisht se në cilën pjesë të hapësirës etnike jetojnë.
Sot duke festuar ditën e 36 shkronjave shqipe duhet kujtuar rrugëtimin, sakrificën, mundin dhe mbi të gjitha amanetin e të parëve tanë se gjuha është zemra e një kombi.
Sot edhe ne banorët e Çairit jemi më krenarë se kurrë, sepse disa nga emrat e rinj të rrugëve të komunës sonë janë pikërisht të pjesëmarrësve të Kongresit të Manastirit, ku edhe u bë njësimi i gjuhës sonë, siç janë: Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Parashqevi Qiriazi, Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi.