Balotazhi, Maqedonia do të sfidojë Italinë

Në Cyrih të Zvicrës, u hodh shorti për balotazhin e Botërorit “Katar 20222”. Përfaqësuesja e Maqedonisë, e cila për herë të parë është pjesë e balotazhit, në kuadër të turneut të tretë, do të përballet me kampionin aktual të Evropës, kombëtaren e Italisë. Dyshen tjetër të këtij grupi e përbëjnë Portugalia dhe Turqia, ndërsa fituesi kalon në finale, ku fituesi siguron biletën e Botërorit “Katar 2022”.

Marketing

Në sfidat e tjera të balotazhit përballen: Skocia dhe Ukraina, Uells e Austria, Rusi dhe Polonia, si dhe Suedia e Çekia. Ndeshjet e balotazhit do të zhvillohen më 24 dhe 25 mars të vitit 2021.

Kujtojmë se më parë kualifikimin në Botërorin “Katar 2022” e kanë siguruar kombëtaret e Katarit, Gjermanisë, Danimarkës, Brazilit, Anglisë, Belgjikës, Kroacisë, Spanjës, Serbisë, Francës, Zvicrës, Holandës dhe Argjentinës.