Guvernatorja e qytetit të Nju Jorkut Kathy Hochul shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së infektimeve të reja me koronavirus dhe shtrimeve në spital.
Shpallja e gjendjes së emergjencës i lejon Departamentit të Shëndetësisë të mbrojë sistemin shëndetësor nga një kolaps i mundshëm. Spitalet me më pak se 10 për qind të shtretërve, ose ato të përcaktuara nga shteti, do të kufizojnë pranimet e pacientëve në mënyrë që shtretërit të përdoren për raste më emergjente.
Kathy Hochul u bëri thirrje qytetarëve të mbajnë maskat në ambientet e mbyllura dhe të qëndrojnë në shtëpi kur sëmuren. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bënë të ditur se Omicron nuk është zbuluar ende në Shtetet e Bashkuara, megjithëse Hochul tha për variantin e ri se ai po vjen.
Pavarësisht deklaratës se Omicron nuk është identifikuar në Shtetet e Bashkuara, imunologu i njohur amerikan Antony Fauci nuk përjashtoi mundësinë që varianti të ketë mbërritur tashmë në vend.
Në New York afro 80 për qind e 20 milionë njerëzve kanë marrë të paktën një dozë.