Vrasja në Gllogjan, autobusi largohet nga vendi i ngjarjes

Autobusi i cili u gjuajt me armë zjarri dhe si pasojë mbetën të vdekur tre persona në Gllogjan, është larguar sot nga vendi ku ndodhi ngjarja tragjike, raporton Express

Marketing

Një person ende i paidentifikuar nga organet e rendit gjuajti me armë zjarri në drejtim të autobusit, mbrëmjen e së premtes.

Si pasojë, dy nxënës dhe shoferi i autobusit mbetën të vrarë.

Autobusi që po qëndronte në vendngjarje nga e premtja, është larguar sot nga aty.

Ndryshe, ende nuk dihen rrethanat dhe autori i vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, ka deklaruar për Radio Evropa e Lirë se hetimet për vrasjen në Gllogjan nuk janë të lehta.

“I kemi disa indikacione, të cilat jemi duke i gjurmuar dhe jemi duke ecur përpara që t’i vërtetojmë. Disa rrethana na tregojnë se nuk do ta kemi të lehtë, por unë jam optimiste se do ta bëjmë”, ka deklaruar Gashi.

Marketing