Kryeministrja e parë femër e Suedisë është riemëruar në postin e lartë pasi trazirat politike e detyruan të jepte dorëheqjen brenda disa orësh nga marrja e postit javën e kaluar.
Deputetët mbështetën udhëheqësen e Partisë Social Demokrate Magdalena Andersson me një diferencë të ngushtë në një votim të ri të zhvilluar sot.
Ajo do të përpiqet të udhëheqë një qeveri njëpartiake deri në zgjedhjet në shtator të vitit të ardhshëm.
Ajo u largua nga posti i kryeministres të enjten e kaluar pasi koalicioni i saj u shemb.
Vetëm disa ditë më parë, Andersson u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë.
Por plani i ekonomistes 54-vjeçare për të formuar një qeveri të re koalicioni me Partinë e Gjelbër u hodh poshtë kur propozimi i saj buxhetor nuk u miratua./