Emigranti në Greqi dorëzohet në polici: Djema vrava gruan

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 49-vjeçar nga Armenia vrau gruan e tij në Poliçni të Selanikut mbrëmjen e së dielës.

Marketing

Policia e gjeti trupin në dhomën e gjumit, me plagë të shkaktuar nga thika në gjoks dhe këmbë. Ndërkohë mediat greke raportojnë se sot autori kërkon falje.

Pas vrasjes së bashkëshortes, ai ka shkuar i vetëm tek policia greke DI.AS. përballë departamentit të policisë së Kullës së Bardhë dhe u tha atyre: “Djema vrava gruan time”.

49-vjeçari, sipas një raportimi të MEGA, ka kërkuar nga policia që të informojë djalin e tyre 20-vjeçar.

Policia shkoi në rrugën që ai kishte treguar dhe e gjeti gruan të vdekur në dhomën e gjumit.

Mjeti me të cilin kreu krimin e rëndë, thika është gjetur brenda shtëpisë dhe sot pritet autopsia për shkaqet e vdekjes së gruas.

Çështja është marrë në dorëzim nga Departamenti i Krimeve kundër Jetës pranë Drejtorisë së Sigurimit të Selanikut. Autori pritet të dërgohet sot në prokurori.