ZAEV – GASHI: Dakordim parimor bashkëpunimi, konsultime rreth zgjedhjeve kadrovike

Kryeministri Zoran Zaev dhe Kryetari I Alternativës, Afrim Gashi, me ekipet e tyre, patën një takim pune në Klubin e Deputetëve – njofton Qeveria.

Marketing

Në takim është arritur dakordimi parimor për pjesën programore nga bashkëpunimi I ardhshëm të shprehur përmes pjesëmarrësjes politike dhe ekzekutive të Alternativës në Qeveri – thuhet në komunikatë.

Bashkëbiseduesit janë pajtuar se kursi reformues dhe evropian për të cilët janë përcaktuar qytetarët dhe vendi, duhet të vazhdojnë dhe se në këto momente më i rëndësishëm është stabiliteti I institucioneve të vendit që u shërbejnë qytetarëbe. Në këtë mënyrë do të sigurohen edhe zgjidhje më të mira për sfidat më të mëdha aktuale sic janë COVID-19 dhe kriza globale energjetike.

Kanë filluar bisedimet për marrjen dhe shpërndarjen e përgjegjësive në interes të qytetarëve dhe vendit, ku u këmbyen mendime rreth zgjidhjeve të mundshe kadrovike që duhet t`i marrin obligimet dhe përgjegjësitë potenciale, respektivisht për pozita adekuate, Ministra, Zv/Ministra dhe pozita tjera udhëheqëse në kuadër të pushtetit qendror.

Ditëve në vijim, do të vazhdojnë konsultimet nëpër partitë, pas cka do të pasojë edhe një takim I ri I punës midis Kryeministrit Zaev dhe Kryetarit të Alternativës, Gashi me ekipet e tyre – thuhet në komunikatën e Qeverisë.