Gjiganti anglez pak ditë më parë ka emëruar Ralf Rangnick në krye të skaudrës.
Rangnick erdhi te United në vend të Ole Gunnard Solskjaer i cili u shkarkua, transmeton lajmi.net.
Por, Rangnick nuk është ende gati të drejtojë “Djajtë e Kuq” për shkak të vonesave administrative që nuk do ta lejojnë atë të jetë në krye të skuadrës për ndeshjen e nesërme ndaj Arsenalit.
Me 5 dhjetor kundër Crystal Palace mund të jetë ndeshja e parë e Rangnick në krye të United, nëse procedi administrativ nuk përfundon deri atëherë, debutimi i tij si trajner i gjigantit anglez do të jetë më 8 dhjetor kundër Young Boys.
63-vjeçari, ka nënshkruarë kontratë me Man Utd të vlefshme deri në fund të seoznit, më pas do të marrë rolin e konsulentit për dy vite tjera.