Pas takimit mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të Alternativës, Afrim Gashi ka reaguar Aleanca për Shqiptarët.
Vlerësojnë se me këtë takim, Gashi që tre herë minimum marrëveshjen për koalicion me Aleancës për Shqiptarët.
Reagimi i plotë:
Autonomia politike e çdo subjekti është fakt i pranuar për Aleancën për Shqiptarët, ashtu siç marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet subjekteve qofshin këto edhe politike, nënkuptojnë heqje dorë nga një pjesë e autonomisë së saj. Marrëveshja e nënshkruar për koalicionim ndërmjet Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, në mënyrë të qartë definon kriteret dhe afatet kohore të këtij koalicionimi, respektivisht në nenin 6 të kësaj marrëveshje thuhet që: “Palët ranë dakord që ky bashkëpunim të vlejë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”. Rrjedhimisht Alternativa duhet të sqarojë pozicionet e saja në lidhje me këtë marrëveshje të cilën po e shkel minimum tre herë radhazi, duke u takuar publikisht me kryeministrin në dorëheqje, Zoran Zaev, për të negocjuar mundësinë e hyrjes në Qeveri. Heshtja jonë e deritanishme assesi se s’është dobësi, por seriozitet ndaj firmës që ne kemi hedhur në marrëveshje dhe moralit politik që duam ta përcjellim në opinion, që në fund të fundit fjala e dhënë e dëshmuar me nënshkrim, për ne ka vlerë. Pritja ka të bëjë me mundësinë që duam ta japim për të reflektuar në lidhje me hapat politike që janë ndërmarrë nga ana juaj. Minimumi I korrektesës që ne presim nga ju është të deklaroheni a vlen apo jo marrëveshja e nënshkruar mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës? Në qoftë se jo atëherë ne s’na ngelet gjë tjetër vetëm se të ju urojmë suksese në rrugëtimin juaj, për ne të gabueshëm dhe në kundërshtim të plotë me verdiktin të shprehur me votë nga ana e qytetarëve që votuan koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Shprehim keqardhje për zhgënjimin që ju bëni votuesve opozitarë të cilët na mbështetën kundër kësaj qeverie. Të njëjtëve ne ju mbetemi besnik në rrugëtimin tonë të mëtejmë duke i mbajtur dyert hapur për të gjithë ata që e kanë të shenjtë fjalën e dhënë para qytetarëve. Informojmë opinionin se në të ardhmen, Aleanca për Shqiptarët do të mendojë mirë me kë do të nënshkruajë marrëveshje për koalicionim.