Mickoski: Zgjedhje të shpejta dhe të parakohshme

Lideri i VMRO-DPMNE-së në opozitë, Hristijan Mickoski, sonte në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, theksoi edhe një herë vlerësimin e tij se vendit i duhen zgjedhje të shpejta parlamentare. Siç tha ai, qeveria është jokredibile dhe me mbajtjen e saj në pushtet humbësi më i madh është populli.

Marketing

“Tani, siç është situata, mendoj se nuk do të ketë asgjë për qytetarët e Maqedonisë, as për këtë qeveri, diçka që mund të jetë e re dhe kreative. Sa më gjatë të qëndrojë ky pushtet jokredibil aty ku është, aq më shumë do të humbasin qytetarët e Maqedonisë. Këtu nuk ka përkatësi etnike, humbasin maqedonasit, humbasin edhe shqiptarët edhe turqit, serbët, vllehët, romët dhe boshnjakët, fjalë për fjalë të gjithë”, tha Mickoski.

Marketing