Eriksen do të ndërpresë kontratën me Interin

Mesfushori danez do të largohet nga skuadra e Interit.

Marketing

Sipas raportimeve në Itali, Christian Eriksen do të ndërpresë kontratën e tij me Interin në janar, transmeton lajmi.net.

Eriksen nuk do të mund të luajë më në Itali me defribilator në zemër, andaj pritet që karrierën ta vazhdojë diku tjetër.

Mesfushori danez tashmë ka nisur stërvitjet me ish-klubin e tij Odense, ku synon të hyjë në formë e më pas të vendos për të ardhemn e tij.

Inter dhe Eriksen do të shkëpusin kontratën me marrëveshje të dyanshme në filim të vitit 2022.

Eriksen ka kontratë me Interin deri në vitin 2024, ndërsa përfiton pagë prej rreth 7 milionë euro në sezon, duke qenë futbollisti më i paguar në skuadër.