PDSH: Falimentimi i Aleancës për Shqiptarët është lajmi më i mirë

Ai proekt që u nis kinse për të reformuar PDSH-në, gjatë rrugës bëri shumë koalicione dhe marrëveshje me subjekte të ndryshme duke nisur me partitë e Gëzim Ostrenit dhe Vesel Mehmedit që u’a përvetësoi edhe emrin e duke vazhduar me BDI-në e Ali Ahmetit dhe LSDM-në e Zaevit kur u’a bënë shumicën parlamentare dhe u bënë pjesë e qeverisë. Pastaj me Besën e Bilall Kasmit dhe Afrim Gashit dhe të gjithë pa përjashtim me lehtësi i tradhëtuan.

Marketing

Të vetmet marrëveshje ju kanë ngelur me Levica e Apasievit dhe VMRO.

Në palën shqiptare nuk ju ngeli më kush për të tradhëtuar pasi si rrumbullaksim i krejt kësaj me aleancën që lidhën me forcat anti-NATO, anti-BE dhe antishqiptare si puna e Apasievit, përfundimisht shpalosën proektin e tradhëtisë së madhe ndaj shqiptarëve.

Çmontimi i tërësishëm i këtij proekti pëfundimisht e pastron skenën politike dhe organizimin politik të shqiptarëve. Shqiptarët duhet të jenë të lumtur pasi sot u shpall kapitulimi i këtij projekti.

Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribojnë për të mirën e shqiptarëve janë të mirëseardhur në Partinë Demokratike Shqiptare.