‘Është haram, është prej mëkateve ma të mëdha’, Hoxha nga Deçani çuditë me këtë konstatim

Imami nga Deçani, Naser Tolaj, i cili ishte i ftuar në emisionin “Hallakam n’4”, që transmetohet në KlanKosova FM, ka thënë se është mëkat që njerëzit të marrin pjesë në Reality Show.

Marketing

Sipas Tolajt, pjesëmarrja në programe të tilla është në kundërshtim me parimet e islamit.

“Pa fije dyshimi është haram, është prej mëkateve ma të mëdha, jo vetëm se e bën gjynahun ndaj vetvetes, por e bën gjynahun edhe mëkatin tjetër, për shkak se i nxit të tjerët me një gjë që është në kundërshtim me parimet e islamit dhe gjynaheve ma të mëdha, për që bën gjynahe për vete, i shtin në gjynah edhe të tjerët”, është shprehur Tolaj.

https://www.facebook.com/watch/?v=2107509876068676&t=19