![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop1.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop2.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop3.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop5.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop6.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop7.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop8.jpg)
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi seancën e 125-të ku vendosi të pranojë dy investime strategjike në prodhimin e energjisë elektrike me panele solare në vlerë prej 116 milionë euro.
Një investim prej 63 milionë euro do të realizohet në Komunën e Dellçevës nga Rinuabl Pauer International – Shkup, me qëllim realizimin e paneleve solare në vlerë prej 85 MW. Investimi tjetër në Komunën Karbinci do të realizohet nga HEK Solar – Shkup në vlerë prej 53 milionë euro për panelet solare me fuqi prej 70 MW.
Kompanitë e softuerit do të marrin mbështetje financiare në vlerë prej 18.6 milionë denarë nga program për mbështetje Kovid.
Strategjia për shëndetin 2021-2030 është miratuar nga Qeveria e Maqedonisë në këtë seancë, pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Një nga çështjet e përfshira në këtë Strategji është përmirësimi i sistemit shëndetësore dhe e-shëndetësia.